AIDA ishte sot pjesë e Forumit të Biznesit Greqi – Shqipëri, i zhvilluar në Athinë me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë
Një moment i rëndësishëm i vizitës ishte takimi i AIDA-s me homologen e saj Enterprise Greece, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin e konsoliduar mes dy institucioneve. Gjatë takimit u diskutua mbi pjesëmarrjen në evente ndërkombëtare, shkëmbimin e eksperiencave dhe organizimin e takimeve të ardhshme në Tiranë, si një hap i mëtejshëm për krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes dy agjencive.

