Thirrje për propozim “Skema e IDEA-Grant në mbështetje të asprirantëve për sipërmarrës”
Njësia e Zbatimit të projektit PIU- ProSEEED pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njofton të gjitha bizneset ekzistuese, bizneset e reja dhe start-up se kanë filluar aplikimet për Skemën e IDEA-Grant në mbështetje të asprirantëve për sipërmarrës. Thirrja për aplikim do të mbetet e hapur deri në datë 31.01.2020.
IDEA Grant është pjesë e programit 2 vjecar ProSEED, i cili është një bashkëpunim mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj gjermane, objektivi i të cilit është të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, të nxisë punësimin, arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke i dhënë shtysë punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe vetëpunësimit, veçanërisht për të rinjtë e kualifikuar, në tregun shqiptar të punës.
Programi implementohet nën mbikëqyrjen e Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë. Përmes skemës IDEA-Grant ofrohet mbeshtetje financiare për biznese ekzistuese, ide te reja biznesi dhe start-up në Shqipëri. Fushat kryesore që mbulon Skema IDEA- Grant janë informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimi, por jo vetëm.
Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm për aplikime ju lutem klikoni në linket më poshtë:
Rregullorja e e Thirrjes për Propozim IDEA Grant
Formulari i Aplikimit – IDEA Grant
Formulari i vetëdeklarimit – IDEA Grant