Tryeza e rrumbullakët me aktorët e sektorit të bimëvë medicinale dhe aromatike, me temë “Sfidat dhe identifikimi i nevojave të sektorit”.
Sot, në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), u zhvillua tryeza e rrumbullakët me aktorët e sektorit të bimëvë medicinale dhe aromatike, me temë “Sfidat dhe identifikimi i nevojave të sektorit”.
Ky aktivitet i organizuar nga AIDA, mblodhi bashkë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Aromatike, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, GIZ Albania, Risi Albania, SIPPO Albania, Bioinspecta, Organic Trade for Development, si dhe kompani prodhuese të këtij sektori.
Pjesëmarrësit diskutuan rreth nevojave të sektorit të bimëve medicinale dhe aromatike, përmirësimit të zinxhirit të vlerës për rritjen e konkurrueshmërisë, sfidat e prodhimit, menaxhimin e cilësisë, mbështetjen e fermerëve përmes shpërndarjes së informacionit dhe transferimit të dijeve, ofrimin e trajnimeve, mbështetjes financiare përmes dhënies së granteve, fondeve dhe projekteve, certifikimit të produkteve, certifikimit të disa fermerëve së bashku, inovacionit, promovimit të eksporteve, si dhe pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare.
Gjithashtu, u sugjeruan ide me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin mes palëve dhe të gjithë aktorëve të ekosistemit, në mënyrë që përfitimet që ky sektor sjell të jenë sa më funksionale dhe në dobi të të gjithë palëve.
Në përfundim, rekomandimet dhe sugjerimet që dolën nga ky takim, do të adresohen pranë institucioneve përgjegjëse me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij sektori me potencal të lartë në ekonominë vendase.