Zhvillohet aktiviteti “Ceremony of regional Winners of IDEA Challenge 2020

U zhvillua sot në Tiranë aktiviteti “Ceremony of regional Winners of IDEA Challenge 2020”, me gjysmë finalistët e rajoneve Tiranë, Shkodër, Elbasan, të cilët prezantuan idetë e tyre të biznesit përpara një jurie profesionale dhe të pavarur.

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Z. Sokol Nano, i cili përgëzoi dhe mbështeti këtë nismë dhe mundësitë unike që ofron për sipërmarrjet e reja dhe inovative në Shqipëri.

Ky aktivitet u organizua nga projekti IDEA, i cili ju ofron një mundësi unike nismave të bizneseve dhe sipërmarrjeve të reja për të rritur aftësitë për biznes dhe për të zhvilluar gjenerimin e ideve inovative dhe planeve të biznesit.

BACK TO NEWS