ZËRAT E PANELIT I | Future Hospitality Forum
Adelajda Roka, Drejtuese e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin e Territorit
Adelajda me një formim të konsoliduar juridik, drejton Agjencinë për Zhvillimin e Territorit, duke u fokusuar në iniciativa dhe politika që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të territorit.
Çdo projekt turistik nis nga toka ku ndërtohet. Prandaj, në Future Hospitality Forum, Adelajda Roka sjell perspektivën e institucionit që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si zhvillohet territori, një element që investitorët dhe markat ndërkombëtare e shqyrtojnë që në hapat e parë.
Në Panelin I, ajo do të ndajë vizionin mbi rrugën nga investimi te rritja, dhe si politikat e territorit mund të mbështesin zhvillimin e sektorit të mikpritjes.
Paneliste në Panelin I — “Zhvillimi i Sektorit të Turizmit dhe Hotelerisë në Shqipëri: Nga Investimi te Rritja”.

