Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të jetë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të jetë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë
“Ditët e Bujqësisë 2026”, Edicioni 5, i cili do të zhvillohet në datat 28–30 Prill 2026, në Lushnjë .
Ju ftojmë të na vizitoni në stendën nr. 47, për t’u njohur nga afër me shërbimet dhe mbështetjen që AIDA ofron për bizneset në sektorin agro dhe agro-përpunues.
Zbuloni mundësitë për bashkëpunim
Informohuni mbi zhvillimin dhe eksportin
Krijoni lidhje të reja me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë
Nëse jeni pjesë e sektorit bujqësor, kjo është një mundësi konkrete për t’u informuar dhe për të rritur biznesin tuaj.