Njoftim për pjesëmarrje në Konferencën dhe Ekspozitën e 24-të Ndërkombëtare CIEPEC 2026, Pekin, Kinë

🌍 Njoftim për pjesëmarrje në Konferencën dhe Ekspozitën e 24-të Ndërkombëtare CIEPEC 2026, Pekin, Kinë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon kompanitë, institucionet dhe organizatat shqiptare që operojnë në sektorët e mjedisit, teknologjive të gjelbra, menaxhimit të mbetjeve, trajtimit të ujërave dhe energjisë së rinovueshme mbi mundësinë për pjesëmarrje në Konferencën dhe Ekspozitën e 24-të Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit – China International Environmental Protection Exhibition and Conference (CIEPEC 2026), e cila do të zhvillohet në datat 2–4 qershor 2026, në Pekin, Kinë.
Aktiviteti organizohet nga China Association of Environmental Protection Industry (CAEPI) dhe Zyra e Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë–VEQL, dhe do të fokusohet në prezantimin e teknologjive dhe zgjidhjeve inovative për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Organizatorët bëjnë me dije se pjesëmarrësit nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore përfitojnë përjashtim nga tarifa e pjesëmarrjes në ekspozitë.
🌐 Për më shumë informacion klikoni në linkun:
BACK TO NEWS