AIDA çel fushatën e takimeve “Door-to-Door” për investitorët e huaj në Shqipëri

🤝 AIDA çel fushatën e takimeve “Door-to-Door” për investitorët e huaj në Shqipëri
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju informon se gjatë muajit qershor do të nisë fushatën e takimeve “Door-to-Door”, në kuadër të shërbimeve After-Care për investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri.
Kjo nismë do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, si dhe me mbështetjen e ambasadave të Gjermanisë, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Italisë dhe Hungarisë. Kjo nismë shërben për të forcuar koordinimin institucional dhe dialogun e drejtpërdrejtë me komunitetin e biznesit.
Përmes këtyre takimeve, AIDA synon të jetë më pranë kompanive gjermane, zvicerane, holandeze, austriake, italiane dhe hungareze që operojnë në vend, për të identifikuar nevojat, sfidat dhe mundësitë e tyre për zhvillim të mëtejshëm.
📌 Takimet do të fokusohen në:
▪️ Proceset administrative
▪️ Infrastrukturë
▪️ Burimet njerëzore të kualifikuara
▪️ Planet për zgjerim
▪️ Mundësitë për ri-investime dhe rritje të qëndrueshme
Përmes kësaj qasjeje, AIDA synon të forcojë një mekanizëm më efikas komunikimi ndërmjet investitorëve, institucioneve publike dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, duke kontribuar në përmirësimin e klimës së investimeve dhe mbështetjen proaktive të investitorëve ekzistues.
🇦🇱 Invest in Albania. Grow with Albania.
BACK TO NEWS