Analiza e kompanive me kapital të huaj/ të përbashkët në Shqipëri | deri në Korrik 2026
Analiza e kompanive me kapital të huaj/ të përbashkët në Shqipëri | deri në Korrik 2026
Pjesa më e madhe e kompanive aktive operojnë në qarkun e Tiranës, përkatësisht 66.2% ose 12,814 kompani. Qarqe të tjera me prezencë të lartë të kompanive me kapital të huaj/të përbashkët janë ai i Durrësit dhe Vlorës përkatësisht me 13.4% dhe 7.8% ndaj totalit të kompanive aktive.
Kompanitë me kapital të huaj/të përbashkët operojnë në fusha të ndryshme të aktivitetit ekonomik. Fusha me prezencën më të lartë është ajo e Shërbimeve me 41.1% ndaj totalit të kompanive. Kjo fushë ndiqet nga ajo e Tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 26% ndaj totalit.
Fusha të tjera me prezencë të lartë të kompanive me kapital të huaj/të përbashkët janë ajo e Industrisë përpunuese, Informacionit & Komunikacionit dhe Ndërtimit me përkatësisht 9.6%, 8.8% dhe 7.6% ndaj totalit.
Burimi: QKB, të dhëna të përpunuara nga AIDA



