Gjashtë kantina, një prezantim i verës shqiptare në ProWine Shanghai 2026!
Nga varietetet autoktone te ndërthurja e traditës me teknikat moderne të prodhimit, secila kantinë sjell identitetin dhe veçantinë e saj. Pjesëmarrja në ProWine Shanghai krijon mundësi për kontakte të reja me importues, distributorë, rrjete tregtare dhe profesionistë të sektorit HoReCa, duke hapur perspektiva për bashkëpunime dhe zgjerimin e eksporteve shqiptare drejt tregjeve aziatike.

