AIDA merr pjesë për herë të parë në World Investment Conference 2026 në Gjenevë

AIDA merr pjesë për herë të parë në World Investment Conference 2026 në Gjenevë
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë për herë të parë në World Investment Conference 2026 (WIC), që po zhvillohet në Gjenevë, Zvicër, në datat 10–12 nëntor 2026, organizuar nga Shoqata Botërore e Agjencive të Promovimit të Investimeve (WAIPA).
Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e prezencës së AIDA-s në rrjetin ndërkombëtar të agjencive të promovimit të investimeve, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit me institucione, organizata ndërkombëtare dhe aktorë të rëndësishëm të komunitetit global të investimeve.
Në edicionin e saj të 30-të, konferenca zhvillohet nën temën “Promoting Investment for Shared Prosperity: Resilient and Sustainable”, duke mbledhur përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve, institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat që po riformësojnë investimet globale.
Gjatë punimeve të konferencës, në fokus janë çështje si tërheqja e investimeve të qëndrueshme, transformimi digjital, siguria dhe qëndrueshmëria e zinxhirëve të furnizimit, investimet në sektorët strategjikë, konkurrueshmëria ekonomike dhe roli i agjencive të promovimit të investimeve në krijimin e mundësive të reja për zhvillim.
Në kuadër të pjesëmarrjes, përfaqësues të AIDA-s ndoqën gjithashtu workshop-et e organizuara nga International Trade Centre (ITC) dhe ResearchFDI, duke përfituar nga përvoja dhe ekspertiza e tyre në fushën e promovimit të investimeve dhe zhvillimit të strategjive për tërheqjen e investitorëve.
BACK TO NEWS