AIDA pjesë e Panairit Munich Fabric Start, Munich 3-5 Shtator

AIDA, në kuadër të bashkëpunimit me SIPPO Albania për ndërkombëtarizimin e kompanive shqiptare, mori pjesë në panairin Munich Fabric Start që u mbajt në datat 3-5 shtator në Mynih, Gjermani.

AIDA bëri një prezantim mbi sektorin e veshjeve dhe tekstileve në Shqipëri dhe potencialin që mbart ky sektor. Gjithashtu, përfaqësues të Agjencisë zhvilluan takime me organizata nga vende të ndryshme si Rrjeti Gjerman i Modës dhe design VDMD, organizatorët e panairit Pure London, Agjencinë e Investimeve të Vietnamit, Dhomat e Tregtisë së Rajonit të Ballkanit, të cilët treguan interes për bashkëpunime të mëtejshme me kompanitë shqiptare në këtë sektor.

BACK TO NEWS