Green Days 2020 – International Technology and Business Meetings, Virtual Edition

Enterprise Europe Network -Albania (EEN-Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e takimeve B2B green days, të cilat do të zhvillohen online në datat 1-4 Dhjetor në kuadër të panairit Pollutec Fair për sektorët e mjedisit, energjisë dhe ekonomisë rrethore.

Ftohen të gjitha sipërmarrjet dhe qendrat kërkimore që operojnë në sektorët e mjedisit, energjisë dhe ekonomisë rrethore të regjistrohen dhe të jenë pjesë e takimeve #B2B #greendays, të cilat do të jenë të planifikuara sipas qëllimeve dhe interesave për të gjetur partnerë ndërkombëtarë biznesi, si edhe për t’u informuar mbi trendet më të fundit të sektorëve.

Për më shumë informacion mbi eventin, si edhe për mënyrën e regjistrimit vizitoni linkun https://green-days-pollutec-2020.b2match.io/home

Për asistencë mbi mënyrën se si të bëheni pjesë kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@aida.gov.al.

Pjesëmarrja në takimet online B2B është falas dhe afati regjistrimit është deri në datën 13 Nëntor 2020.

BACK TO NEWS