“Albania Calls-a country of opportunities 2020” – Broshura më e re e AIDA-s
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) publikon versionin e përditësuar të broshurës “Albania Calls-a country of opportunities 2020”, të cilën mund ta shfletoni në linkun: http://aida.gov.al/albania-calls-a-country-of…/
Botimi përmban informacione të përditësuara mbi arsyet kryesore për të investuar në Shqipëri, klimën e biznesit, marrëveshjet e tregtisë së lirë, baza ligjore për investimet e huaja dhe indikatorët makroekonomik.
Incentivat për sektorët kryesorë të investimit, si: udhëtimi e turizmi, manifaktura, bujqësia, transporti dhe logjistika, shërbimet BPO dhe Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA).
Broshura sjell pamje nga atraksione të ndryshme turistike të Shqipërisë.