Organizohet konferenca mbi Programin e Shkëmbimit të Eksperiencës mes AIDA-s, Zyrës së Investimeve të Presidencës së Republikës së Turqisë dhe TIKA-s
Ditën e djeshme u zhvillua takimi online mbi Programin e Shkëmbimit të Eksperiencës mes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Zyrës së Investimeve të Presidencës së Republikës së Turqisë.
Në këtë videokonferencë mori pjesë stafi i Drejtorisë së Investimeve pranë AIDA-s, Zyrës së Investimeve të Presidencës së Republikës së Turqisë dhe agjencisë turke TİKA.
Përfaqësues të Drejtorisë së Investimeve të AIDA-s mbajtën një prezantim mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të agjencisë, duke shprehur interesin për thellim të raporteve dhe shkëmbimit të eksperiencave mes dy agjencive.
Në kuadër të këtij takimi, pritet të nënshkruhet dhe një memorandum mirëkuptimi që do të shërbëjë si një mundësi dhe urë komunikimi mes AIDA-s dhe Zyrës së Investimeve të Presidencës së Republikës së Turqisë për shkëmbim të përvojave, por dhe këshillim për projekte me interes të përbashkët për të dyja palët