AIDA zhvillon takim pranë kompanisë FMT Servomatik

Më datë 12 tetor 2022, AIDA realizoi një vizitë pranë kompanisë FMT Servomatik, si filialë i kompanisë FMT Group, e themeluar për herë të parë në Turqi, si prodhues i stabilizatorëve të tensionit. Kompania FMT Servomatik operon prej 25 vjetësh në treg dhe eksporton në 50 vende të botës, duke arritur së fundmi edhe tregjet e Amerikës Latine.

Duke filluar si prodhues i stabilizatorit të tensionit, kompania ka zgjeruar linjën e produkteve duke prezantuar në treg pajisje elektrike, si: motorë gjenerues, UPS, stabilizues voltazhi, dioda Led, transformatorë, panele diellore, materiale elektrike dhe elektronike, filtra dhe pjesë rezervë.

Produktet e FMT Servomatik janë Made in Albania. Ato fillojnë që nga dizenjimi, asemblimi dhe prodhimi. Gjithashtu, kompania ka riinvestuar 1 milion EUR për një fabrikë të re dhe aktualisht përbën një nga shembujt më pozitivë të investimeve të huaja në vendin tonë.

Gjatë vizitës në kompani, një nga çështjet e diskutuara ishte kriza aktuale energjetike dhe rritja e kërkesës së bizneseve për të mbuluar konsumin me burime shtesë në funksion të kursimit të energjisë elektrike. Në vijim kompania sugjeroi përforcimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme, në funksion të rritjes së eksporteve dhe prezencës në tregjet e huaja.

BACK TO NEWS