AIDA organizoi pjesëmarrjen e pesë kompanive shqiptare në panairin “FOOD EXPO 2023”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me mbeshtetjen e SIPPO (Swiss Import Promotion Programme), organizoi pjesëmarrjen e pesë kompanive shqiptare në panairin më të madh të ushqimeve dhe pijeve në Evropën Juglindore “FOOD EXPO 2023”, Greqi. Kompanitë shqiptare si: Birra Korça Sh.p.k, Biobes Sh.p.k, Salvia Produkte Natyrore Sh.p.k, Enofama Sh.p.k, Bidaj Sh.p.k, ekspozuan dhe promovuan produktet Made in Albania gjatë 3 ditëve të panairit.

Pjesëmarrja në “FOOD EXPO 2023” krijoi mundësi për bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja, si edhe lidhjen e kontratave të reja mes kompanive pjesëmarrëse.

 

BACK TO NEWS