AIDA mirëpriti një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti Cincinnati, Lindner Business Honors, SHBA

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti sot në zyrat e saj një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti Cincinnati, Lindner Business Honors, SHBA.
Vizita e tyre ishte në kuadër të një turi studimor, që ata po realizojnë në Evropë, pjesë e të cilit ishte dhe Shqipëria. Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacionit mbi klimën e biznesit në vendin tonë, njohja nga afër me agjencinë, si dhe krijimi i kontakteve me profesionistë.
Stafi i AIDA-s bëri një prezantim të agjencisë, funksioneve dhe veprimtarisë së saj, duke pasqyruar edhe shërbimet që ajo ofron për investitorët dhe NMVM-të.
Gjatë diskutimit të mbajtur në fund, studentët treguan interes të lartë mbi mënyrën e përthithjes së investimeve të huaja, sfidat dhe oportunitetet që mbizotërojnë bazuar në legjislacionin në fuqi dhe për mbështetjen që AIDA ofron lidhur me zgjerimin e NMVM-ve shqiptare në tregun ndërkombëtar.
BACK TO NEWS