Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Z. Sokol Nano, mirëpriti në takim Zv/Ministrin e Çështjeve të Kabinetit për Konkurrueshmërinë dhe Shkëmbimin e Njohurive të Emirateve të Bashkuara Arabe, SH.T.Z. Abdulla Nasser Lootah

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Z. Sokol Nano, mirëpriti në takim Zv/Ministrin e Çështjeve të Kabinetit për Konkurrueshmërinë dhe Shkëmbimin e Njohurive të Emirateve të Bashkuara Arabe, SH.T.Z. Abdulla Nasser Lootah dhe stafin e tij.
Takimi u mbajt në vijim të nënshkrimit midis dy vendeve të Marrëveshjes “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, të fimosur nga Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve në vendin tonë dhe homologu i saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë takimit u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit midis AIDA-s dhe palës përfaqësuese të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkëmbimit të përvojës midis dy institucioneve, si dhe krijimit të një platforme të përbashkët për lehtësimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Në përfundim të takimit, palët ranë dakord për nisjen e një bashkëpunimi të ngushtë, për të vënë në zbatim atë që u diskutua.
 
BACK TO NEWS