16-19 nëntor 2023, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Verës ”Wine Vision by Open Balkan” në Beograd, Serbi.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 16-19 nëntor 2023, do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Verës ”Wine Vision by Open Balkan” në Beograd, Serbi.
Panairi do të organizohet si një ekspozitë tregtare dhe si një panair konsumi, i ndarë në zona tematike që shfaqin verërat autentike dhe varietetet autoktone të rrushit nga Ballkani Perëndimor dhe verërat kryesore nga rajonet e njohura të prodhimit së verës në mbarë botën.
Në vitin 2022, “Wine Vision by Open Balkan” tërhoqi mbi 30,000 vizitorë, dashamirës dhe profesionistë të verës, duke ekspozuar më shumë se 350 kantina nga 20 shtete të botës, duke promovuar kulturën e pasur të verës dhe vendosur kontakte të vlefshme biznesi.
Kompanitë e interesuara për të qënë pjesëmarrëse në panair, lutem vizitoni linkun e eventit ku do të gjeni më shumë informacion mbi kostot dhe pjesëmarrjen: https://www.fair.openbalkan.com/
BACK TO NEWS