Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve mori pjesë në trajnimin “Investment facilitation, decent work and sustainable development”, në Torino

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve mori pjesë në trajnimin “Investment facilitation, decent work and sustainable development”, në Torino, nga 11 deri më 14 qershor 2024.
 
Ky trajnim u organizua nga Unioni për Mesdheun (UfM), i mbështetur nga GIZ dhe në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ITCILO) dhe mblodhi së bashku përfaqësues nga Agjencitë për Promovimin e Investimeve (IPA), ministritë përkatëse dhe organizatat për mbështetjen e biznesit nga i gjithë rajoni. 
 
Gjatë 4 ditëve u trajtuan një sërë temash duke përfshirë: 
 
1️⃣ Kornizat e politikave që lidhen me lehtësimin e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke përfshirë Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm,  sjelljen e përgjegjshme të biznesit dhe zinxhirët e furnizimit të qëndrueshëm.
 
2️⃣ Çështje tematike si IHD-të në energjinë e rinovueshme dhe gjenerimi i punësimit të denjë.
 
3️⃣ Forcimi institucional i IPA-ve për të përmbushur mandatet e tyre, duke përfshirë zhvillimin e treguesve kyç të performancës (KPI) për të matur ndikimin e IHD-ve në punën e denjë, duke përdorur teknologjinë dhe dixhitalizimin, dhe duke përmirësuar rrjetëzimin rajonal.
 
Duke përfituar nga sugjerimet dhe rekomandimet e paçmuara nga ky trajnim, AIDA është e përkushtuar të zbatojë nisma të mëtejshme që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm si edhe të krijojë mundësi të vlefshme për bashkëpunim me agjencitë homologe në rajonin e Mesdheut.
BACK TO NEWS