AIDA, në bashkëpunim me Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), ka kënaqësinë t’ju ftojë të jeni pjesë e tryezës së rrumbullakët
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), ka kënaqësinë t’ju ftojë të jeni pjesë e tryezës së rrumbullakët që do të organizojnë së bashku me përfaqësues të bizneseve, më datë 21 mars 2024, ora 10:00.
Qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e NMVM-ve drejt promovimit të produkteve shqiptare dhe informimi i tyre me objektet kryesore të pronësisë industriale, markat tregtare dhe të shërbimit, dizenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, duke iu njohur mbajtësve të së drejtave, pronësinë mbi këto objekte nëpërmjet regjistrimit të tyre.
Lutem konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj në adresën e e-mailit: info@aida.gov.al, 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝟮𝟬 𝗺𝗮𝗿𝘀, 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟮.𝟬𝟬.