AIDA viziton kompaninë TIMAK në Tiranë.

AIDA viziton kompaninë TIMAK në Tiranë
AIDA, në kuadër të fushatës Aftercare dhe takimeve me bizneset, ka zhvilluar një vizitë pranë kompanisë TIMAK.
Kompania TIMAK është active që prej vitit 2016, me seli në Tirana Industrial Park dhe operon në fushën e prodhimit, montimit dhe përshtatjes së autoambulancave, zjarrfikëseve, autblindave, etj.
Takimi u zhvillua me administratoren e kompanisë, Znj. Arjeta Puca, e cila na informoi për metodikën dhe proceset transforumese të një makine deri në produktin final. Kompania aktualisht kishte 11 të punësuar, por në pikun e prodhimit arrin deri në 25-30 të punësuar.
Kompania TIMAK kishte prodhuar autoambulanca për shumë shtete të ndryshme duke përfshirë këtu: Ukrahinën, Kazakistan, Italinë, Turqinë, Maqedoninë, Bullgarinë etj.
Gjatë aktivitetit të tyre, kompania përveç autoambulancave dhe zjarrfikëseve kishte ekpseriencë të gjërë edhe në “Bizneset e Lëvizshme”, duke transformuar automjete të ndryshme në Fast Food, Barber Shop, Pet Shop, Tricikla të ndryshëm për akullore dhe çdo shërbim tjetër.
 Fokusi kryesor i tyre ishte sektori i shëndetit dhe prodhimi i çdo mjeti në këtë fushë, si dhe objektivat për të ardhmen ishin prodhimi i mjeteve elektike, kryesisht autobusat.
 
BACK TO NEWS