Në datat 19-23 tetor 2023, do të zhvillohet panairi i sektorit të drurit “WoodTech”, në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, Turqi.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 19-23 tetor 2023, do të zhvillohet panairi i sektorit të drurit “WoodTech”, në Qendrën e Kongreseve në Stamboll, Turqi. “WoodTech” do të bëjë bashkë kompanitë dhe përfaqësuesit më të mëdhenj të kësaj industrie dhe do të ekspozohen të gjitha llojet e makinerive të përpunimit […]
Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit “Poloni – Shqipëri”

Sot u mbajt Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit “Poloni – Shqipëri” me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Polonisë Sh.T.Z. Andrzej Duda. Ky aktivitet i bashkëorganizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mori një vëmendje të […]
24 – 26 maj 2023 do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar për Inovacionin dhe Teknologjinë “BEYOND 2023”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se në datat 24 – 26 maj 2023 do të zhvillohet Panairi Ndërkombëtar për Inovacionin dhe Teknologjinë “BEYOND 2023” në Selanik, Greqi. Ky event do të shërbejë si platforma kryesore në rajonin e Evropës Juglindore, Mesdheut dhe rajonit MENA në sektorin e teknologjisë dhe kompanive inovative. Për […]
Pyetësor për identifikimin e nevojave për trajnim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare (NMVM)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të plotësojnë pyetësorin për identifikimin e nevojave për trajnim të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare (NMVM). Qëllimi i pyetësorit është të identifikojë dhe adresojë disa nga nevojat kryesore për trajnime të sipërmarrjeve mikro, të vogla […]
“AgroPark Tirana” tregu më i ri agroushqimor në Farkë, hapi dyert në datë 5 maj 2023

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju njofton që “AgroPark Tirana” tregu më i ri agroushqimor në Farkë, hapi dyert në datë 5 maj 2023. AIDA ishte pjesëmarrëse në një stendë informuese me qëllim mbështetjen dhe promovimin e sektorit të bujqësisë dhe produkteve “Made in Albania”. Tregu i ri agroushqimor ka si qëllimi kryesor, […]
AIDA mirëpriti një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti Cincinnati, Lindner Business Honors, SHBA

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mirëpriti sot në zyrat e saj një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti Cincinnati, Lindner Business Honors, SHBA. Vizita e tyre ishte në kuadër të një turi studimor, që ata po realizojnë në Evropë, pjesë e të cilit ishte dhe Shqipëria. Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacionit […]
Panairi i hotelerisë “XENIA”, në Athinë, Greqi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 25-27 nëntor 2023, do të zhvillohet panairi i hotelerisë “XENIA”, në Athinë, Greqi. Kompanitë ekspozuese do t’i pëkasin kategoriv si: ndërtim, dekor, energji, automatizim, pajisje hotelerie, makineri dhe pajisje kuzhine, ushqim dhe pije, si dhe teknologji dixhitale. Në këtë panair profesionistët nga sektori […]
AIDA organizoi pjesëmarrjen e tetë kompanive shqiptare në panairin MACFRUT 2023

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Swiss Import Promotion Programme Albania (SIPPO) dhe Swisscontact, në kuadër të projektit “Kukës New Prespectives”, organizoi pjesëmarrjen e tetë kompanive shqiptare në panairin MACFRUT 2023, që u zhvillua në Rimini, Itali. Gjatë tre ditëve të panairit, kompanitë shqiptare të sektorit të fruta-perimeve dhe bimëve medicinale […]
Agropark Tirana, tregu më i madh agroushqimor publik në Shqipëri

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ju informon se Agropark Tirana, tregu më i madh agroushqimor publik në Shqipëri, hap dyert më 5 maj 2023. Ky treg me vendodhje në Farkën e Madhe, është ndërtuar nga Bashkia Tiranë, për të funksionuar me shumicë dhe pakicë. Qëllimi kryesor është që fermerët të mund të shesin produktet […]
“Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mori pjesë në panairin “Ditët e Bujqësisë 2023”, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë së Qëndrueshme, Blegtorisë, Peshkimit dhe Inovacionit. Ky panair u zhvillua në datat 27 – 29 Prill 2023, në Lushnjë, i organizuar nga Iceberg Exhibitions. AIDA në këtë panair promovoi sektorin e bujqësisë dhe produktet 🇦🇱 Made […]

