Investim i ri në Qarkun e Fierit, kompania koreano-jugore “Yura Corporation” tashmë prezente në Shqipëri

Të premten, në qytetin e Fierit, kompania koreano-jugore Yura Corporation nisi ndërtimin e stabilimentit për prodhimin e pjesëve të automobilave, me një investim prej 13 milionë euro.

Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se: “Sot ne jemi në një fazë të re, ende në hapat e para, por me siguri në hapa të mjaftueshëm për të konstatuar se modeli ekonomik i bazuar te prodhimi, te eksporti dhe tek një turizëm i mirëmenduar na kanë vendosur bazën e sigurtë, për të shkuar më tutje në mënyrë të qendrueshme”. Më vjen shumë mirë, u shpreh Z. Rama, që po ashtu kemi transformuar programin e Shqipërisë “1 euro”, nga një program për falje kapanonesh, ish-uzinash, apo pronash shtetërore të mbetura sot e gjithë ditën djerrë, si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura, në plane serioze dhe në kompani serioze investimesh, janë një program real investimi që na sjell përmes Yura-s këtu, si fillim 600 vende të reja pune dhe në një fazë të dytë afro 1100 duke synuar dhe shpresuar që suksesi i këtyre dy fazave të para, për të cilat tanimë jemi dakordësuar me kompaninë, të na çojë tek një fazë e tretë, siç e parasheh kompania, për të arritur në 4000 punonjës në rang vendi, këtu në Shqipëri”.

Kryeministër vlerësoi dhe i dha rëndësi rolit të AIDA-s për efikasitet në shërbimin për investitorët.

Drejtori Ekzekutiv i AIDAs Z. Sokol Nano vuri theksin te fakti se Yura Corporation është kompani serioze e nivelit ndërkombëtar. Për Z. Nano është i rëndësishëm përshpejtimi i procedurave dhe afatet për investimet strategjike, ku shprehu edhe vizionin e tij për AIDA-n, si është një etnitet shtetëror që funksionon me shpejtësinë dhe efikasitetin e sipërmarrjeve private.

Fjalën e mori gjithashtu dhe presidenti i kompanisë Z. Lucas Nam i cili shprehu mirënjohjen ndaj Qverisë Shqiptare, AIDA-s, Ministres së Financave, Kryetarit të Bashkisë Fier për ndihmën e ofruar.

Nam theksoi: “Nga tetor i vitit 2016 pamë se Shqiperia kishte mundësi të jashtëzakonshme për indusstrinë automotive jo vetëm në infrastrukturë por edhe kosto të ulët. Prandaj vendosëm të vijmë të investojme në Shqipëri”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj njohu të pranishmit me shifrat e investimeve të huaja direkte dhe falenderoi AIDA-n që mbështet të gjithë procesin. Znj. Denaj theksoi se Yura Coorporation është shembull se si objektivat tona mund të realizohen.

Kryetari i Bashkisë Z. Armando Subashi, njohu impaktin pozitiv që do të ketë ky invesim i rëndësishëm në ekonominë e zonës dhe direkt në punësime në të gjithë Qarkun.

BACK TO NEWS