Katalogu “Zgjidh të Vendit”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju fton të bëheni pjesë e fushatës që do të ndërmerret për promovimin e prodhuesve vendas, nëpërmjet Katalogut “Zgjidh të Vendit”, duke synuar të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e produkteve vendase shqiptare.

Qëllimi i fushtës është përfshirja e produkteve vendase në menutë e hoteleve dhe restoranteve, si edhe në politikat promovuese tek turistët e huaj.

Fushata konsiston në krijimin e një karte me profilin e kompanisë suaj, nëpërmjet së cilës AIDA mund t’ju promovojë me qëllim që të zgjidhen produktete vendase, duke forcuar kështu ekonominë dhe tregun vendas.

Nisur nga statistikat e turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë në vitin 2023 prej 10.1 mln turistë dhe nga numri i pritur i turistëve në rritje për këtë vit, synojmë që nevojat në rritje të plotësohen me produkte vendase.

Nëse je një prodhues vendas i produkteve “Made in Albania” dërgoni shprehjen e interesit në adresën info@aida.gov.al ose plotësoni formularin në linkun në Bio dhe stafi i AIDA do kujdeset t’ju bëjë pjesë të fushatës.

Afati për plotësimin e formularit: 10 maj 2024.

Së bashku mund të krijojmë një ekosistem reciprokisht të dobishëm, duke zgjedhur produktet vendase.

 

Formular për Katalogun

BACK TO NEWS