Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik mes palës Shqiptare dhe asaj Çeke

Në kuadër të vizitës së delegacionit Çek, të kryesuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, u mbajtën disa evente, duke startuar me zhvillimin e Forumit të Biznesit Shqipëri  – Çeki, sesionin e takimeve B2B dhe takimin përmbyllës të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik.
Nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja dhe Ministrit të Industrisë e Tregtisë, Z. Josef Sikela, pasqyron angazhimin konkret për të zgjeruar grupet e punës të Komisionit Zyrtar ndërinstitucional Çeki – Shqipëri.
Gjatë takimit zyrtar, u diskutua mbi marrëdhënien ekonomike mes dy vendeve, si dhe potencialin e madh për zhvillim. Gjithashtu, u diskutua edhe vullneti i Qeverisë Shqiptare për t’i çuar me tej keto marrëdhënie, duke nxitur forma konkrete dhe dimensione të reja bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjelltë.
BACK TO NEWS