Newsletter 2020 Janar – Mars

AIDA ju njeh me buletinin informativ të institucionit për periudhën janar – mars 2020

Revista e AIDA-s, newsletter, është botim i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Vitin që shkoi AIDA doli me një publikim të vetëm newsletter 2019, ku u përmblodh aktiviteti i agjencisë për gjithë vitin kalendarik. Nga janari i vitit 2020 e në vazhdim, revista do të publikohet periodikisht 1 herë në 3 muaj.

AIDA-s ka si qëllim që me anë të këtij botimi të informojë në mënyrë të vazhdueshme publikun dhe bizneset për aktivitetin e agjencisë.

Aktiviteti i AIDA-s për tre mujorin e parë të 2020 ka përfshirë takimet me bizneset e vogla dhe të mesme, pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare si dhe takimet shumëpalëshe për ndërtimin e marrëdhënieve të reja nëpërmjet bashkëpunimeve rajonale si dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Në mes të muajit mars të këtij viti Shqipëria u përball me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19. Gjatë kësaj periudhe, Agjencia i ka vijuar punët e saj duke përdorur teknologjinë dhe smart working duke vënë në plan të parë shëndetin e nëpunësve të saj, familjarëve të tyre dhe të secilit qytetar.

Për t’u informuar mbi aktivitetet e AIDA-s gjatë periudhës Janar – Mars 2020, vizitoni linkun në vijim: Link

BACK TO NEWS