Thirrje Për Ekspert Në Kuadër Të Zbatimit Të Projektit “aftësi Për Punësim Të Qëndrueshëm Dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse Të Rajonit Ndërkufitar Të Shqipërisë Dhe Malit Të Zi, Programi I Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali I Zi – Shqipëri 2014-2020

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020 nën Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA II), financuar nga Bashkimi Evropian, ka përfunduar thirrjen për bizneset punëdhënës të interesuar për ofrimin e  trajnimeve në punë (on-job training) pranë ambienteve të tyre, për të aftësuar të rinj (15-29 vjeç) dhe gra të papuna, në sektorët hoteleri-turizëm, gastronomi, artizanat, ICT dhe sektorë të tjerë të ndërlidhur. Trajnimet do të mbahen nga një mentor, rolin e të cilit do ta kryejë një punonjës pranë një subjektit tregtar, në zonat: Bashkia Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe.

Në kuadër për sa më sipër, AIDA, kërkon të rekrutojë 1 (një) ekspert të jashtëm.

Aplikuesit për ekspert duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 12.09.2023, ora 16:30, pranë zyrës së Arshivë – Protokollit, pranë AIDA-s, në adresën: Rruga “Skerdilajd Llagami”, Ndërtesa nr.1, H.6, Tiranë.

 

Informacionet mbi dokumentacionin e kërkuar dhe kriteret e përzgjedhjes i gjeni në linkun: Thirrje për ekspert të jashtëm

 

Për më shumë informacion mbi projektin konsultoni linkun: Termat e Referencës për Workshopin për punëdhënësit (B.L 6.1)

 

#IPAII #BE #SkillsforJobs #Albania #Montenegro #project #expert #onjobtraining #workshop

BACK TO NEWS