Panairi i Tekstileve në Londër
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 4-5 shtator 2023, do të zhvillohet Panairi i Tekstileve në Londër. Ky është panairi kryesor i industrisë së tekstileve në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekspozohen pëlhura të modës, aksesorë, dizajn printimi dhe veshje vintage.
Panairi i Tekstileve në Londër është një platformë ideale për t’u takuar me stilistë, blerës dhe prodhues, për të gjithë zinxhirët kryesorë të shitësve të veshjeve për meshkuj dhe femra, si edhe ekspozimit ndaj blerësve dhe stilistëve britanikë më me ndikim.
Për më shumë informacion mbi eventin, lutem vizitoni linkun:
https://www.thelondontextilefair.co.uk/ .