THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME: PROGRAMI MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE PËR VITIN 2025
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME: PROGRAMI MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE PËR VITIN 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hap thirrjen për aplikime për mbështetje financiare me fonde për një nga skemat e mëposhtme:
SKEMA 1: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE
Vlera e financimit deri në 2,500,000 lekë;
Mbulimi i kostove 100%
SKEMA 2: MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KAPITALE
– PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË: Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë; Mbulimi i kostove 100%;
– PROJEKTE PËR ARTIZANATIN: Vlera e financimit deri në 1,000,000 lekë; Mbulimi i kostove 100%
Aplikimi duhet të dorëzohet në rrugë elektronike në adresën ndermarrje@aida.gov.al, nënshkruar dhe vulosur nga aplikuesi, original ose kopje e njehsuar me origjinalin në formatin pdf.
Thirrja qëndron e hapur nga data 30 janar-28 shkurt 2025, ora 14:00.
Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe dokumentacionin, vizitoni: https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/