
Në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Invesimeve (AIDA), me Programin Zviceran për Promovimin e Importeve (SIPPO), ju njoftojmë se në datat 27 - 29 nentor 2018, do të zhvillohet në Frankfurt, Gjermani, panairi “Health Ingredients Hi Europe” me fokus sektorin e Ushqimit.
SIPPO është një program i themeluar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), brenda kuadrit të bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik, i orientuar drejt mundësimit të BSO-ve për të ofruar shërbime të promovimit të eksportit.
Panairi Hi Europe është hapur për herë të parë në vitin 1986, si vend takimi ku mblidhen grupet e interesit global në sektorin e ushqimit dhe përbërësve të tij. Vendndodhja unike dhe hapësira ekspozuese prej më shumë se 60,000 m2, bashkon për 3 ditë furnizues të ushqimit dhe pijeve, specialistë kërkimi, zhvillimi, prodhimi dhe marketingu nga e gjithë bota, si dhe shembujt pozitivë me shërbimet më të larmishme dhe inovative.
Pjesëmarrja në këtë panair është një mundësi për të qenë mes 26,000 vizitorëve dhe profesionistëve të industrisë ushqimit të nivelit të lartë dhe me potencial e autoritet blerjeje.
Për të gjitha kompanitë e interesuara dhe për më shumë informacionin lidhur me këtë panair dhe kriteret që duhet të përmbushë kompania, lutem kontaktoni në adresën e email-it. albana.zykaj@aida.gov.al ose pellumb.qoseja@aida.gov.al gjithashtu, vizitoni linkun: www.figlobal.com/hieurope