Fuqia Punëtore

Shqipëria, ofron jo vetëm një forcë punëtore shumë të aftë, por edhe me koston më të ulët në rajon. Marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune individuale ose kolektive, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999  “Për statusin e nëpunësit civil”.

Shqipëria aderon në të gjitha organizatat themelore të punës dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Paga minimale

Paga minimale në Shqipëri është 26.000 lekë, afërsisht 210 euro. Paga bazë minimale mujore paguhet për 8 orë punë në ditë.

Paga maksimale, për efekt të përllogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore është 114,670 lekë (afërsisht 940 euro).

Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare për vitin 2018 (sektori publik dhe privat) është 52,312 lekë (afërsisht 428 euro).

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë në fund të vitit 2018 për grupmoshën 15-64 vjeç është 68,3 %.

Shkalla zyrtare e papunësisë e regjistruar në fund të vitit 2018 për grupmoshën 15-74 vjeç është 12.3 %.

Punësimi sipas grup-sektorëve:

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42.9 % dhe 37.4 % të të punësuarve gjithsej.

Në vitin 2018, punonjësit e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë 47.7 % të të punësuarve, nënpunësit dhe punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve përbëjnë 19.4 % të të punësuarve.

Për vitin 2018, rezulton se 44.5 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21.6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore

Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në total përbëjnë 27.9% të pagës bruto, nga të cilat punëdhënësit paguajnë 16.7% dhe punonjësit 11.2%). Sipas kategorive, sigurimet shoqërore janë 24.5% të pages bruto dhe sigurimet shëndetsore janë 3.4% të pagës bruto.

Sigurimi shoqëror në total është 24.5%, por vetëm 15% paguhet nga punëdhënësi.

Sigurimi shëndetësor në total është 3.4%, por vetëm 1.7% paguhet nga punëdhënësi.

Paga mesatare mujore bruto,sipas aktiviteteve (Euro) Shqipëria Serbia Maqedonia e Veriut Mal i Zi
Bujqësi ,Sivikulture  dhe Peshkim 291 550 457 766
Industri nxjerrëse 597 1,049 846 987
Industri përpunuese 270 573 490 617
Furnizimi me energji elekrike, gaz 615 1,072 955 1,400
Aktivitetet me ujë të ngrohtë 302 562 501 714
Ndërtimi 344 557 533 643
Tregtia me shumicë dhe pakicë 300 535 565 542
Transport dhe magazinim 366 579 580 798
Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit 220 409 423 582
Informacioni dhe Komunikacioni 597 1,194 1,125 1,084
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 838 1,167 999 1,142
Pasuritë e patundëshme 344 648 641 1,054
Aktivitetet profesionale,Shkencore dhe Teknike 622 789 711 646
Aktivitetet Administrative e mbështetëse 403 576 439 541
Administrimi publik dhe i mbrojtjes 502 764 678 883
Arsimi 488 662 579 725
Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale 426 654 672 819
Art,Argëtim dhe zbavitje 360 542 548 681
Aktivitete të tjera shërbimi 401 507 688 632
Gjithsej 398 644 591 765