Guidë për statusin “Eksportuesi i Miratuar”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është duke zhvilluar një seri webinaresh me qëllim informimin e bizneseve mbi praktikat më të mira në zhvillimin e biznesit të tyre, informimin e sipërmarrësve mbi ndryshimet ligjore gjatë kësaj periudhe dhe zbatimin e tyre, si dhe ofrimin e zgjidhjeve gjatë periudhës së pandemisë dhe në vazhdimësi.

Webinari vijues me temë Guidë për statusin “Eksportuesi i Miratuar” do të zhvillohet më datë 16 korrik 2020, në orën 15:00, nëpërmjet platformës ZOOM.

Webinari i dedikohet sektorit të fruta-perimeve dhe bimët aromatike e mjekësore dhe është i pari në këtë fushë.

Ky webinar ka për qëllim të informojë eksportuesit shqiptarë në lidhje me disa lehtësira që parashikon legjislacioni doganor në fushën e origjinës së mallrave dhe përfitimet që ka biznesi eksportues nga keto lehtesira.Gjatë webinarit, Z. Genc Çeli, ekspert me një përvojë të gjatë në fushën doganore, do të shpjegojë avantazhet që paraqet statusi i eksportuesit të miratuar në krahasim me përdorimin e certifikatës së origjinës EUR 1 gjatë eksportit të mallrave.

Të ftuar në këtë webinar janë eksportuesit kryesorë të produkteve të fruta-perimeve dhe bimëve aromatike e mjekësore, si dhe kolegë e bashkëpuntorë nga shoqata dhe organizata që operojnë në fushën e agrobiznesit.

BACK TO NEWS