Regjistrimi & Liçensimi

Kuadri Ligjor

Ligji Nr. 9901 “Për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet tregtare”, datë 14 Prill 2008, rregullon statusin e sipërmarrësve, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e partnerit, riorganizimin dhe likuidimin e kompanive.
Legjislacioni për regjistrimin e biznesit dhe procedurat e licencimit në Shqipëri janë harmonizuar me standardet e BE-së dhe kanë si qëllim kryesor promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të shoqërive private në Shqipëri.
Subjektet qё kanё detyrimin pёr regjistrim nё Regjistrin Tregtar tё QKB:
Të gjithë subjektet të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike/tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe mbartin detyrimin për regjistrim, sipas ligjit, duhet të regjistrohen në regjistrin tregtar.
Subjektet që kanë detyrim ligjor të regjistrohen ne regjistrin tregtar të QKB-së janë:
Personat fizikë, Shoqëritë tregtare, Zyrat e përfaqësimit, Shoqëri dhe Unione Kursim Krediti, Shoqëritë e thjeshta, Shoqëri bashkëpunimi i ndërsjelltë, Shoqëri bashkëpunimi bujqësor, Degët e shoqërive të huaja.
Mënyrat e aplikimit për regjistrim në regjistrin tregtar
Aplikimet për regjistrimet në regjistrin tregtar mund të kryhen në:

  • sportelet e shërbimit të QKB;
  • on – line nëpërmjet sportelit elektronik.

Cfarё nevojitet pёr regjistrimin fillestar ne regjistrin tregtar QKB

  • Formularët e aplikimit – Formularët standard të aplikimit, për të gjitha kategoritë bizneseve, së bashku me instruksionet për plotësimin e tyre, mund të konsultohen paraprakisht në faqen zyrtare të internetit të QKB.
  • Dokumentacioni shoqërues – Informacioni dhe të dhënat që duhet të plotësohen në formularin e aplikimit, lidhen me deklarimet e detyrueshme të kërkuara nga legjislacioni shqiptar i regjistrimit të biznesit.

Sipas ligjit shqiptar, një investitor mund të krijojë disa lloje të personit juridik, duke përfshirë:

  • Pronësi të vetme, partneritete, kompani me përgjegjësi të kufizuar dhe kompani aksionare
  • degë ose zyrë përfaqësimi.

Ushtrimi i një aktiviteti tregtar në Shqipëri i nënshtrohet procesit të regjistrimit, në përfundim të të cilit pajiset me një certifikatë regjistrimi, e cila përmban edhe NIPT (NUIS).
Pas miratimit të regjistrimit në QKB, bashkë me gjenerimin e NIPT (NUIS), regjistrimi bëhet automatikisht në:

  • Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim -Taksave
  • Bashkinë përkatëse

Regjistrimit dhe lëshimi i çertifikatës së regjistrimit, janë evidence për regjistrimin e biznesit në QKB, për regjistrimin fiskal të biznesit në tatim taksa, për regjistrimin në sigurimet shoqërore, dhe shëndetësore si edhe regjistrimin në autoritetet e Inspektoriatit të Punës.

Këshilla paraparake për regjistrimin e një biznesi të huaj në Shqipëri:
Bizneset e huaja duhet të këshillohen paraprakisht në shtetin e tyre për dokumentat si vijon:

  • Çertifikata e regjistrimit që vërteton regjistrimin e shoqërisë së huaj në shtetin e huaj.
  • Dokumenti që provon që shoqëria nuk është në proces falimentimi apo likuidimi, ose nuk ka falimentuar apo është likuiduar/çregjistruar në shtetin e huaj.

Dokumentet shoqëruese, duhet të depozitohen së bashku me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe.
Referenca ligjore për regjistrimin:
Ligji nr. 131/2015, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”
Ligji nr.9723, datë: 03.05.2017, “Për Regjistrimin e Biznesit”
Ligji nr. 9901, datë: 14.04.2008, “Për Tregtarët dhe Shoqëtritë Tregtare”
Referenca ligjore pёr licensa, autorizime dhe leje:
Ligji Nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për Licensat, autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”
Ligji Nr.10137, datë 11.5.2009 “Për disa ndryshime në Legjislacionin në fuqi për licensat, autorizmet, dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.