Rreth Nesh

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është themeluar dhe funksionon në bazë të ligjit Nr. 10303, datë 15.07.2010 “Për themelimin dhe organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”.
AIDA është institucion varësie e Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Fokusi i agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit dhe promovimin / mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si dhe promovimin e potencialit turistik të vendit.
Si ndërmjetës mes investitorëve të huaj dhe Qeverisë së Shqipërisë, drejtoria e investimeve siguron qasje në informacione të përditësuara, siguron një mjet efikas të komunikimit me organet qeveritare dhe shërben si një “One-Stop-Shop”, duke mbështetur investitorët gjatë gjithë procesit të investimit.
Kontributi i drejtpërdrejtë i AIDA-s në zhvillimin ekonomik të vendit theksohet përmes:
i Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të drejtpërdrejta në Shqipëri;
ii Rritjes dhe konkurrencës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM);
iii Promovimit dhe ofrimit të ndihmës për eksportet e mallrave dhe shërbimeve.
Agjencia ndërmerr të gjitha nismat e nevojshme për zhvillimin e sektorit privat dhe për përmirësimin e klimës së biznesit, duke ndjekur dhe ndihmuar subjektet tregtare private në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre të biznesit, përmes ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me subjektet e tregtisë së jashtme dhe organet shtetërore.
Ne mbështesim investimin tuaj!
Aida ju ndihmon të investoni në Shqipëri duke ju mbështetur me:

  • Informacione mbi mundësitë e investimit në Shqipëri dhe arsyet kryesore përse vendi ynë është tërheqës për Investimet e Huaja Direkte. Të gjithë informacionin rreth ekonomisë së Shqipërisë, burimet njerëzore, infrastrukturës, stimujve investues prezantohen në një shkallë të gjerë me dokumente në shqip dhe anglisht.
  • Kontakte nga Shqipëria apo jashtë saj, falë një pune paraprake anketimi dhe misioneve specifike të kontaktit për të përmbushur nevojat e investitorëve. Qasja jonë është të paraqesim ofertën më të kënaqshme shqiptare për kompanitë që kërkojnë ndërkombëtarizim;
  • Këshilla për mjedisin e përshtatshëm për suksesin e projekteve, rajoneve të funksionimit, planeve të investimeve, metodave të financimit;
  • Ndihmë për investitorët me vizitat eksploruese në Shqipëri dhe në fazat e ndryshme të zbatimit të projektit. Programet e kontaktit me institucionet dhe kompanitë shqiptare në fushat e aktiviteteve të dëshiruara dhe interesave të investitorëve, të cilat përgatiten nga stafi i AIDAs;
  • Mbështetje për të përmirësuar qëndrueshmërinë e kompanisë përmes monitorimit të personalizuar dhe ndihmës së vazhdueshme me departamentet e ndryshme ministrore shqiptare, si dhe me organizatat dhe autoritetet rajonale.

Progresi mbresëlënës i vendit në përmirësimin e klimës së biznesit është dokumentuar mirë në një numër treguesish ndërkombëtarë. Shqipëria konsiderohet si një politikë e qëndrueshme, e vendosur në zemër të Evropës, destinacion i lirë për të investuar me kosto të ulët biznesi.

Përshëndetje,
Njihuni me stafin tone!
Na pyesni!
Na kontaktoni:
Në AIDA, ekipi ynë i specializuar, multidisiplinar do t’ju ofrojë shërbime profesionale pa kosto, të përshtatura me nevojat e projektit tuaj.
Adresa: Bulevardi.”Dëshmorët e Kombit”, Kryeministria, Kati III, Tiranë
Tel: +355 (0)42 251 001
Email: info@aida.gov.al
Orari: 08:00 – 16:30 e hënë – e enjte
Orari: 08:00 – 14.00 e premte

Zhvillohuni me ne!