Të dhëna mbi import eksport

Ecuria e Eksporteve

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 152 mld lekë, duke u ulur me 3,7 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 318 mld lekë, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 165 mld lekë, duke u rritur me 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Struktura e Eksporteve

Eksportet, gjatë këtij gjashtëmujori janë ulur me -3.7%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,7 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje.

Struktura e Importeve

Importet, gjatë këtij gjashtëmujori janë rritur me 2,6 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë 2018. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje.

Shkëmbimet tregtare

Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2019, me vendet e BE zënë 65,2 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Qershor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,7 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (33,7 %), Greqia (7,4 %), Kina (6,9 %) dhe Gjermania (6,2 %).

Destinacioni i Eksporteve

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (28,7 %), Gjermania (2,8 %), dhe Maqedonia e Veriut (4,2 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-0,9 %), Spanja (-24,7 %) dhe Greqia (-6,5 %).

Destinacioni i Importeve

Gjatë gjashtërmujorit të parë, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (22,5 %), Greqia (10,2 %) dhe Turqia (6,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-8,0 %), Gjermania (-12,9 %) dhe Spanja (-12,1 %).

Niveli i eksporteve dhe importeve qershor 2019

Eksportet e mallrave në qershor 2019 arritën vlerën 25 mld lekë, duke u ulur me 4,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,2 %, në krahasim me Maj 2019.

Importet e mallrave në qershor arritën vlerën 53 mld lekë, duke u ulur me 1,5 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 9,6 %, në krahasim me Maj 2019.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 28 mld lekë, duke u rritur me 1,4 %, krahasuar me Qershor 2018 dhe ulur me 10,8 %, në krahasim me Maj 2019.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,7 %, të gjithë tregtisë. Në Qershor 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,6 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,7 %), Greqia (7,7 %), Kina (6,6 %), dhe Gjermania (6,3 %).

Tregtia e jashtme e mallrave sipas disa vendeve të BE-së, Qershor 2019

Paraqitje e Eksporteve dhe Importeve për 6-mujorin e parë 2019