Guida për Eksport

Eksporti është një mundësi biznesi, të cilën kompanitë shqiptare mund ta zgjerojnë e ta zhvillojnë më tej. Në mënyrë të veçantë, kjo është e rëndësishme për kompanitë e vogla dhe të mesme (NVM-të), të cilat shpesh herë edhe për shkak të mungesës së informacionit, nuk e kanë të lehtë të hyjnë në tregjet e huaja. Ky udhëzues është hartuar me synimin për të ndihmuar në mënyrë të veçantë eksportuesit e rinj e të papërvojë, për t’u dhënë atyre informacionin e duhur për t’u përgatitur për eksport. Si rrjedhojë, ky udhëzues është më tepër i orientuar nga praktika dhe u ofron eksportuesve me shumë informacion për të zgjidhur problemet e tyre të përditshme të eksportit.

Për më tepër shfletoni guidën në linkun e mëposhtëm:

Guida e Eksporteve