Ftesë pjesëmarrje për kompanitë shqiptare në eventin “Balkan Business Awards 2020”

Kompania Bullgare Vip Communication Ltd, organizon eventin “Balkan Business Awards 2020”, më 5 mars 2020, Sofje. Ky event vjen si një mundësi për sipërmarrjet shqiptare për të qënë pjesë e garës ballkanike për bizneset.“Ballkan Business Awards” është një nismë që synon të bëj bashkë biznese nga vende të ndryshme të Ballkanit për të konkurruar mes […]

Mundësi bashkëpunimi me kompani bullgare

Në takimet e zhvilluara më datë 30 janar 2020, mes Misioneve Diplomatike dhe kompanive bullgare, në kuadër të forumit të biznesit të mbajtur në Sofje, disa kompani bullgare kanë shprehur interes për të bashkëpunuar me kompanitë shqiptare. Kjo do të ishtë një mundësi e shkëlqyer për kompanitë shqiptare që operojnë kryesisht në fushën e energjisë, […]

Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut viziton AIDA-n

Sot, Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Z. Sokol Nano, priti në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Arben Vila. Në këtë takim, përfaqësuesit prezantuan fokusin dhe misionin e institucioneve respektive, duke u ndalur në strategjinë për tërheqjen e investimeve të huaja […]

“Enjoy Bio Albania” Broshura më e re e AIDA-s

Kultivimi i bimëve aromatike dhe medicinale është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend. Broshura “Enjoy Bio Albania”, është publikim që vjen në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë për herë të parë, me një pavion të dedikuar në panairin BIOFACH 2020, në datat 12 – 15 shkurt në Nuremberg, Gjermani. Në […]

Panairi i Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2020, 20 – 22 shkurt, Expocity, Tiranë

Expocity Albania organizon Edicionin e 2-të të Panairit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2020, në datat 20 – 22 shkurt. Panairi do të shërbejë si një platformë e rëndësishme komunikimi për aktorët më të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban. Panairi i Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban do të ofrojë mundësinë […]

“Albania Calls – A Country of Opportunities”, Broshura më e re e AIDA-s

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të shfletoni broshurën më të re online “Albania Calls – A Country of Opportunities” duke klikuar linkun në vijim: Link  Në këtë botim të ri të broshurës, do të gjeni arsyet kryesore për të investuar në Shqipëri bashkë me të dhëna mbi klimën e të bërit […]

AIDA zhvillon INFO DAY me bizneset në qytetin e Gjirokastrës

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në kuadër të informimit të bizneseve vendase u ndal ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës për të mbajtur takimin informues me bizneset e këtij qarku. Takimi u hap nga Znj. Dilfirus Vrioni, drejtore e Drejtorisë Marketing, Kërkim dhe Analizë pranë AIDA-s me një prezantim të agjencisë, përkrahjen […]

Hapet Ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik të Karavastasë

Më datë 20 janar 2020, u hap Ankandi për Parkun Energjetik Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW, i cili do të ndërtohet në zonën e Karavastasë dhe është pjesë e strategjisë së Qeverisë për diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme. Parku do të shtrihet në bashkinë e Divjakës, në zonën Remas ku janë 122 […]

Social Media