Info Day nga stafi i AIDAs në qytetin e Durrësit

Stafi i Drejtorisë së NVM dhe Projekteve ka mbajtur ditën e djeshme aktivitetin Info Day për të promovuar shërbimet e AIDA-s për NVM-të shqiptare, grante, akses në financë dhe EEN. Pas aktivitetit, stafi zhvilloi takimin me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, me qellim rivendosjen e kontakteve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj së bashku me përfaqësues të AIDA, vizituan kompaninë italiane Giobert.

Znj. Denaj vlerësoi punën e Agjencisë AIDA duke qenë e pranishme ndaj investitorëve të huaj edhe gjatë zhvillimit të planit të biznesit. Gjithashtu vlerësoi punën e Agjencisë në rëndësine që i jepet sektorëve si industria automotive në identifikimin e nevojave të tregut dhe krijimin e një oferte konkrete për tërheqjen e sa më shumë investitorëve […]

Edicioni i 10-të i Wolves Summit në Varshavë, Poloni

Wolves Summit është një konferencë ndërkombëtare për startup-et, investitorët, korporatat, sipërmarrësit dhe NVM, të cilët janë të interesuar në krijimin e kontakteve të vlefshme në biznes me përfaqësues të fushës së inovacionit dhe teknologjisë nga e gjithë bota. Ky samit përqendrohet në rrjetëzimin dhe lehtësimin e zhvillimit të biznesit, ku do të gjeni mundësinë të […]

AIDA pjesë e Panairit Munich Fabric Start, Munich 3-5 Shtator

AIDA, në kuadër të bashkëpunimit me SIPPO Albania për ndërkombëtarizimin e kompanive shqiptare, mori pjesë në panairin Munich Fabric Start që u mbajt në datat 3-5 shtator në Mynih, Gjermani. AIDA bëri një prezantim mbi sektorin e veshjeve dhe tekstileve në Shqipëri dhe potencialin që mbart ky sektor. Gjithashtu, përfaqësues të Agjencisë zhvilluan takime me […]

Fushata e promovimeve AIDA

Vjeshta, stina e të vjelave na risjell në vëmendje se duhet të jemi blerës të zgjuar duke përzgjedhur produktet vendase. Blini nga bujqit shqiptarë për të konsumuar shëndetshëm, përkrahur bujqësinë,ekonominë e fermerëve lokalë dhe si rrjedhojë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Jepja besën bujkut!

AIDA, takim monitorues në kompaninë Muça Sh.p.k

Stafi i AIDAs vizitoi sot kompaninë “Muça” Sh.p.k, si përfitues i fondit të Konkurrueshmërisë, e cila operon në sektorin e prodhimit të dyshekëve, jastekeve dhe aksesorëve të tyre. Kompania ka reth 60 punëtorë aktualisht, por që numri i tyre ndryshon me rritje në varesi të sezonit të punës. Kjo kompani është eksportuese në Itali dhe […]

“Silver Day Normandy” 2019

Bëhuni pjesë e konferences, aktiviteteve të rrjetëzimit, si dhe takimeve B2B me palët e interesuara në eventin “Silver Day Normandy” 2019, në rajonin e Normandisë. Kompanitë pjesëmarrëse në këtë event i përkasin sektorëve të: ushqimit, shëndetit, strehimit, teknologjisë së informacionit, kujdesit, turizmit, levizshmërisë etj. Pjesëmarrës në këtë event do të jenë gjithashtu: Organizatat publike, Organizatat […]

AIDA vijon takimet monitoruese të fondeve në qytetin e Tiranës

Stafi i AIDAs ka vijuar edhe sot takimet monitoruese të Fondit të Konkurrueshmërisë. Takimi i radhës ishte në kompaninë LF INFISSI Sh.p.k, me adresë në Sauk, Tiranë. Kjo kompani operon në sektorin e prodhimit të grilave persiane prej alumini. LF INFISSI është një kompani eksportuese, ku i gjithë prodhimi eksportohet në Itali dhe Zvicër. Kompania […]

Social Media